23:46 / E Premte, 30 Shtator 2022 / Gj. Sh

FIFA shkruan për vizitën e Infatinos në Kosovë

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka shkruar në faqen zyrtare për vizitën e Presidetntit të FIFA-s që kishte ditën e premte në Kosovë.

FIFA i jep rëndësi të veçant kësaj vitite, ku tregon për takimet që kishte Infatino me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Sportit, Hajrullah Çeku si dhe takimin me krerët e tre federatave atë të FFK-së, të FSHF-së dhe FFM-së, transmeton IndeksOnline.

Infatino gjatë kësaj vizite shkoi edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku bëri homazhe para bustit të ish presidentit të FFK-së.

Shkrimi i FIFA-s nis me takimin që kishte Infatino me presidenten Vjosa Osmani.

”Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka folur për fuqinë e futbollit për t’u bashkuar kur takoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino gjatë vizitës së tij të premten në Prishtinë. Kryetari i FIFA-s, i cili u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FKK), Agim Ademi, ka vizituar edhe stadiumin Fadil Vokrri, ku Kosova i zhvillon ndeshjet në shtëpi dhe ka biseduar për infrastrukturën e futbollit me nikoqirët e tij. “Në vizitën e tij në Kosovë diskutuam për fuqinë unifikuese të futbollit, përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive dhe vazhdimin e fuqizimit të talenteve tona të shquara”, tha Dr. Osmani”, ka shkruar FIFA.

Ndër çështjet e diskutuara nga Infantino dhe Ademi ishin idetë për një stadium kombëtar në Kosovë dhe ndërtimin e më shumë fushave të futbollit.

“Presidenti i FIFA-s ka ndjekur edhe një prezantim të FFK-së për projektet e FIFA Forward që janë duke u ndërmarrë në vend. FFK-ja është angazhuar në mënyrë aktive me programin FIFA Forward që nga fillimi i tij në vitin 2016”.

“Ajo ka angazhuar fonde nga projekti FIFA Forward për ndërtimin e gjashtë fushave artificiale për klubet e ligës dhe një projekt për zbatimin e teknologjisë VAR”, shkruan FIFA.

Gianni Infantino ka pasur takime të ndara edhe me: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti; Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku; dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili i dorëzoi çelësin e kryeqytetit.

Presidenti i FIFA-s shoqërohej nga fituesi i Kupës Botës dhe tani këshilltar i lartë i futbollit në FIFA, Youri Djorkaeff, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) Muamet Sejdini.

“Kosova u bë anëtare e FIFA-s në vitin 2016. Kombëtarja e meshkujve drejtohet nga Alain Giresse, një ish-mesfushor ndërkombëtar francez, dhe mundi Qipron 5-1 të martën në Ligën e Kombeve të UEFA-s, ndeshja e tyre më e fundit.”, thuhet në fund të shkrimit nga FIFA./IndeksOnline/