Prishtina nuk lëshon pe, ndeshja ndaj Trepçës ’89 luhet në “Fadil Vokrri”

FC Prishtinës ka bërë edhe një njoftim lidhur me ndeshjen kundër Trepçës ’89.
Klubi nga kryeqyteti i Kosovës, ka bërë të ditur se ndeshja kundër Trepçës ’89, e cila është paraparë të luhet diten e diel, do të zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, transmeton IndeksOnline.
Kujtojmë që dje FFK-ja, ka njoftuar klubin e Prishtinës, që ndeshjet si vendas gjatë muajit tetor të mos i zhvillojë në stadiumin ”Fadil Vokrri” pasi sipas një kontrolli nga zyrtar të UEFA-së, bari i stadiumit është demtuar si pasojë e disa ndeshjeve që janë luajtur gjatë muajve të fundit.
Me këtë njoftim Prishtina e ka bërë të qart se nuk do t’i plotsoj kërkesën e FFK-së që ndeshjet si vendas ti luaj jasht stadiumit ”Fadil Vokrri”.
Njoftimi i plotë:
“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët.
Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë).
Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje në mënyrë që të rikthehemi te fitoret”./IndeksOnline/