75 Mall Live Search
07:46 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / MSH

Keane thotë se Ronaldo kishte opsione këtë verë: United po tregon mungesë respekti

Ish-lojtari i Manchester United, Roy Keane, ka kritikuar klubin për qëndrimin e tij ndaj Cristiano Ronaldos.

Portugezi priste të largohej nga radhët e Djajve të Kuq në verë, por në fund mbeti në skuadër.

“Unë mendoj se klubi po tregon mungesë respekti ndaj Ronaldos. Duhet ta lironim këtë verë. Nuk është e drejtë të mbash një lojtar të tillë që të ulet në stol. Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ai kishte opsione gjatë verës.

Deklaratat se askush nuk ka dashur të nënshkruajë me të janë absurde të plota. Ai kishte katër ose pesë mundësi”, tha Keane për Sky Sports pas derbit të Mançesterit.