Vrasje në tentativë, plagoset një person në Graçanicë

Plagoset një person në një lokal-diskotekë në Graçanicë. Drejtoria rajonale e Prishtinës ka njoftuar se viktima mashkull është dërguar në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është nën hetime, ndërsa nuk ka ende të arrestuar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.