75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / MSH

Policia me aksion në tregun e automjeteve në Prishtinë, arrestohen katër persona

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka organizuar dje një aksion në tregun e automjeteve në kryeqytet.

Aksioni filloi në ora 10, ndërsa në pranga përfunduan katër persona.

Policia arriti të arrestojë një të dyshuar, i cili po shiste elektroshokë dhe thika të ndryshme, të cilat edhe u konfiksuan.

Dy shitës të tjerë, të cilët po tregtonin dylbi për pushkë, janë arrestuar gjithashtu.

Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar që po shiste thika dhe boksa të metalit.

Katër të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.