Ndeshja Vëllaznimi-Peja, arrestohet tifozi që bëri dëm në palestër

Në palestrën sportive “Shani Nushi”, në Gjakovë, gjatë ndeshjes mes KB Vëllaznimi dhe KB Peja, është arrestuar një person pasi i njëjti kishte dëmtuar një ulëse.
Ndërsa me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një palestër sportive, gjersa ishte duke ndjekur një ndeshje basketbolli, kishte dëmtuar një ulëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.