Pendohet nëna e Britneyt, kërkon që vajza t’ia heq bllokun në Instagram

Lynne Spears, nëna e Britney Spears, ka kërkuar falje publikisht për dhimbjen që kaloj vajza e saj.
Pasi Britney postoi në Instagram se një falje do ta ndihmonte të linte të kaluarën pas, nuk kaloi shumë dhe e ëma u përgjigj.
Në fakt, ajo iu lut vajzës ta falte.
“Më vjen shumë keq për dhimbjen tuaj. Jam penduar prej vitesh”, tha ajo.
Lynne vazhdoi: “Të dua shumë dhe më mungon shumë! Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe se më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që ju ka lënduar!”.
Ajo gjithashtu iu lut vajzës së saj që ta zhbllokonte në Instagram në mënyrë që ato të mund të bisedonin, por deri tani nuk ka pasur ndonje lëvizje./Indeksonline/