75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Vdes personi i aksidentuar në Milloshevë

Pak më parë IndeksOnline raportoj për një aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, Milloshevë.

Rastin për IndeksOnline e konfirmoj Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.

Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /IndeksOnline/