75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Vdekja tragjike e ushtarakut kosovar, Policia del me raport

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht dje për vdekjen tragjike të ushtarakut kosovar, Deli Leka. Ish-komandanti i UÇK-së në mesditën e djeshme humbi jetën tragjikisht deri sa po tentonte të rregullonte një ashensor në Pejë.

Policia e Kosovës ka dalur me raport për këtë vdekje tragjike të 54 vjeçarit nga fshati Lumbardh i Deçanit.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qene duke punuar në një lift të një ndërtese në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë, rasti nën hetime” thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/