Messi arrin një rekord absolut në Champions League

Lionel Messi, është padyshim njëri prej futbollistëve më të mirë të dekadave të fundit dhe në historinë e futbollit.
Argjentinasi edhe pse ka plot 35 vjet, po vazhdon të shënoj gola pothuajse në çdo ndeshje, shkruan IndeksOneline.
Messi sonte shënoi një supergol për PSG-në në Champions League kundër Benficas.
Pikërsiht ky gol ka bërë që 35-vjeçari të arrij një rekord absolut në Ligën e Kampionëve.
Benfica ishte skuadra e 40-të që Messi i ka shënuar gol në Champions.
Ky është një rekord absolut që vështir të arrihet nga ndonjë futbollistë tjetër edhe për shumë vite tjera./IndeksOnline/