Nuk ndalet City, mposht me rezultat të thellë Kopenhagenin
Manchester City ka arritur edhe një fitore të leht në Champions League.
Skuadra e Guardiolas, mposhti Kopenhagenin me rezultat bindës 5-0, shkruan IndeksOnline.
City tregoi fuqin qysh në minutat e para të ndeshjes ku kaloi në epërsi me golin e Erling Haaland 7′.
22 vjeçari dyfishoi epërsin e Manchester Cityt në minutën e 32-të.
Mbrojtësi i Kopenhagenit, Khocholava shënoi një autogol në minutën e 39-të duke e quar rezultatin në 3-0.
Kampioni i anglisë shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë.
Fillimisht Mahrez shënoi për 4-0 në minutën e 55-të, kurse sulmuesi Julian Alvarez shënoi për rezultatin përfundimtar 50 në të 76-tin minutë.
Pas kësaj fitore City i prin tabeles së Grupit G me 9 pikë nga tre ndeshje e ndjekur nga Dormund me 6 pikë pasi sonte mposhti Sevillan me rezultat 4-1.
Sevilla dhe Kopenhagen renditen në pozitat tre dhe katër pasi kanë vetëm nga 1 pikë./IndeksOnline/