Haaland ka klauzolë për kalimin te Real Madridi? Flet Pep Guardiola

Pep Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp për klauzolën e mundshme të Haalan që u fol në media për kalimin te Real Madridi në vitin 2024.
Trajneri spanjoll i ka quajtur të pavërteta të gjitha raportimet.
“Nuk është e vërtetë. Ai nuk ka asnjë klauzolë specifike për Real Madridin dhe asnjë skuadër tjetër në botë. Kam ndjenjën se ai është tepër i lumtur këtu. Ndaj Kopenhagës e kam zëvëndësuar në pjesën e dytë. Nëse loja do të kishte qenë e ngushtë me rezultat, Erling do të kishte vazhduar” ka thënë Guardiola./Indeksonline/