75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 07 Tetor 2022 / k.v

Haki Abazi “godet” Kusari-Lilën, tregon a do të largohet nga Vetëvendosja

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. Abazi që është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur pakënaqësi me udhëheqësen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ai ka deklaruar se nuk do të dal nga Lëvizja Vetëvendosje, megjithatë ka shprehur pakënaqësi me zhvillimet brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Nuk jam tu dal prej Vetëvendosjes, unë mendoj se proceset brenda Vetëvendosjet janë kryer. Janë kryer zgjedhjet, por domosdoshmëria e hapjes së debatit përtej diskutimeve të brendshme, është që ato diskutime të cilat nuk kanë marrë përgjigje ose nuk ka vullnet tek kryesuesja e Grupit Parlamentar për të mbajtur takime ku diskutohen çështjet e rëndësishme, sigurisht se për mua është e vështirë sepse pas dy vitesh kur të përfundoj kjo legjislaturë unë nuk mund të dal të them se gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë ai.

Prej kohësh, Abazi shpreh tërthorazi pakënaqësitë ndaj partisë së tij dhe Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai gjatë së premtes ishte tejet kritika ndaj Qeverisë për qasjen në dialog e energji.

Madje tha se në seanca e Komisione bëhen skenarë se kush duhet të marrë fjalën.