Poston foto me kallash, arrestohet gjilanasi
Raportohet se në rrugën “Vëllezërit Frasheri” në Gjilan është arrestuar një person pasi që i njëjtit në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto me armë.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën automatike AK/47 me dy karikator dhe tete fishek të kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.