Reagon Ministria e Shëndetësisë, pas djegies së veturës së Drejtorit të Auditimit të ShSKUK-së

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar me shqetësim njoftimin se në ambientet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i është djeguar vetura e Drejtorit të njësisë së Audimit të Brendshëm të ShSKUK.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që pa vonesë të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t’i nxjerrin para drejtësisë.
Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për çdo zyrtar që i shërben institucioneve tona publike dhe i inkurajojmë të mos zmbrapsen e të vazhdojnë punën e tyre.
Paraja publike do të përdoret në të mirë e në shërbim të qytetarit, keqbërjet do të evidentohen e do të procedohen tek organet gjegjëse. Aktet qyqare si ky e një tjetër ditë më parë, nuk na zmbrapsin e as nuk ka frikësojnë. Përkundrazi, na forcoinë e na bëjnë më të vendosur drejt punëve tona për te kthyer shëndetësinë publike në rrugë të mbarë!