75 Mall Live Search
23:57 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ish mbrojtësi i Milanit: Sigurisht që unë do ta ndalja Haalandin!

Alessandro Nesta është padyshim një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit teksa me fanellën e Milanit ka shkruar emrin e tij me gërma të arta.

Duelet më legjendare të Nestës janë ato ndaj Ronaldo Fenomenit, të cilat ish-mbrojtësi ende i kujton me nostalgji ndërsa shprehet i bindur se nuk do ta kishte aspak problem të ndalet një si Erling Haaland.

“A mund ta ndalja unë Haaland? Sigurisht, nuk duhet të harroni që unë kam luajtur kundër Ronaldo Fenomenit. Haaland është shumë i zoti, por Ronaldo ishte ndryshe.

Kam luajtur edhe kundër Messit apo Cristiano Ronaldos, por Ronaldo i Brazilit ishte diçka tjetër. Ajo që mund të them për Haaland është se duhet t’i qëndrosh shumë pranë, nëse i dhuron hapësirë atëherë je i “vdekur”.