75 Mall Live Search
09:07 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / Gj. Sh

Nga sot biletat e ndeshjes Ballkani – Sivasspor mund të blehen edhe në zyret e klubit

Klubi i Ballkanit të premten ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen kundër Sivassporit.

Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve në Conference League dhe luhet me 13 tetor në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Fillimisht biletat kanë dal në shitje përmes platformës online në linkun: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglie…/listaEventiPub.do.

Nga sot biletat për këtë ndeshje mund të blihen edhe te zyrat e klubit në qytetin e Suharekës.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro, dhe VIP 40 euro.

Për këtë ndeshje ka pasur interesim të madh për ta ndjekur nga afër, ku brenda pak orëve raportohet se janë shitur më shumë se gjysma e biletave./IndeksOnline/