75 Mall Live Search
19:40 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / MSH

Albina Kelmendi martohet me Valon Vatajn, sapo dolën fotot e çiftit

Këngëtarja e njohur kosovare, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Valon Vataj.

Ishte vet Albina ajo që ndau fotografi në Instagram, e veshur me vello dhe me një mbishkrim të lezetshëm.

“Ti i dhe kuptim jetës sime” ka shkruar Albina në fotografitë bashkë me Valonin.

Menjëherë pasuan komentet me urime nga miqtë dhe ndjekësit e këngëtares./Indeksonline/