Pas tetë humbjesh radhazi, Dortmundi i nxjerr një barazim Bayernit

Borusia Dortmund dhe Bayern Munchen kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së nëntë të Bundesligës gjermane.
Ky barazim vjen pas tetë humbjesh radhazi që milionerët kanë pësuar përballë bavarezëve.
Golat për Bayernin i shënuan Goretzka në minutën e 33-të dhe Sane në minutën e 53-të.
Ndërsa për Dortmundin shënuan Moukoko në minutën e 74-të dhe Modeste në minutën e 95-të.
Me këtë barazim, Bayerni është në vendin e tretë me 16 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi dhe një mëpak se Union Berlini dhe Freiburg që mbajnë kreun me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/