75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / C E

Ndërpritet ndeshja Rahoveci – Prizreni/ Pas tensioneve në parket, ndërhyri edhe policia

Është ndërprerë ndeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pas tensionimit të situatës tek të dyja taborët.

Tensioni i cili filloi mes basketbollistëve në parket, u bartë pastaj edhe te tifozët.

Tifozët vendas, ata të Rahovecit, u panë afër bankës së Ponte Prizrenit – ku me ç’rast pati edhe përleshje.

Si rezultat i gjithë kësaj, ndeshja mes Rahovecit e Ponte Prizrenit është ndërprerë dhe është duke u pritur për vendimin përfundimtar.

Për qetësimin e situatës u nevojit ndërhyrja e forcave policore. Momentalisht po largohen edhe tifozët nga palestra “Mizahir Isma”.

Ndeshje u ndërpre 1:24 sekonda pa përfunduar çereku i tretë. Momentalisht Ponte Prizreni po udhëheq me rezultatin 58:63.