Një gol tri pikë, Reali merr përkohësisht kreun e tabelës

Real Madrid ka marrë tri pikë të vështira në udhëtim te Getafe.
Mbretërit kanë fituar me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së tetë të La Ligas, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Militao në minutën e tretë të ndeshjes.
Në këtë sfidë nuk u paraqit Karim Benzema i cili u pushua nga trajneri.
Reali ngjitet përkohësisht në krye të La Ligas me 22 pikë, tri pikë më shumë se Barcelona që nesër luan kundër Celta Vigos. /IndeksOnline/