75 Mall Live Search
23:04 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / C E

PSG u ndal nga Reims, shkëlqeu Arbër Zeneli

PSG nuk ka dalë nga shtëpia e Reims më shumë se barazimi pa gola.

Kampionët e Francës sot luajtën pa Messin dhe mungesa e tij u ndje shumë në fushën e lojës.

Pjesa e parë nuk ishte pozitive për ekipin e Galtier, pasi në minutën e 41-të Sergio Ramos ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke braktisur kështu ekipin e tij.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshime, Reims nuk mundi të përfitonte nga skuadra me 10 lojtarë të PSG-së.

PSG ka dominuar me mbajtjen e topit, por ka rrezikuar disa herë ndjeshëm ku Reims ka tentuar të godasë portën e Donnarumma plot 24 herë.

Rastin më të mirë e kishte Arbër Zeneli i cili edhe pse kaloi mbrojtjen, nuk arriti të shënoj në portë.

Me këtë barazim, PSG qëndron në vendin e parë me 26-të pikë, ndërsa Reims në vendin e 14-të me 8 pikë.