75 Mall Live Search
08:46 / E Diele, 09 Tetor 2022 / LB

Prishtinë/ E mitura e godet me veturë një këmbësore në trotuar

Një e mitur dyshohet se sa ishte duke vozitur e ka goditur një këmbësore në trotuar, të hënën në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka lënduar këmbën.

” Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.