75 Mall Live Search
10:47 / E Diele, 09 Tetor 2022 / Gj. Sh

Verstappen nuk ishte në dijeni su u bë Kampion, lajmin e merr nga gazetari (VIDEO)

Max Verstappen edhe zyrtarisht është kampion bote për sezonin 2022 në Formula 1 dhe kjo është hera e dytë në karrierë.

Piloti i Red Bull zuri pozitën e parë në Çmimin e Madh të Japonisë. Në fundin e garës, për shkak të një gabimi të Charles Leclerc, Verstappen u konfirmua si kampion, shkruan LIG Sport

Por u dashtë që këtë lajm t’ia jep gazetari.

”Max eja këtu sepse ndryshuan gjërat. Pesë sekonda penallti për Leclerc dhe ju jeni tashmë kampion bote.”

Sigurisht që Max dhe të gjithë shikuesit ishin të befasuar.