75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / B O

Shokohet Premierliga, tërhiqet mesfushori 24 vjeçar, shkak sëmundja e zemrës!

Një lajm shokues vije nga futbolli anglez. Mesfushori i njohur i Brighton, Enock Mwepu është detyruar të tërhiqet nga futbolli në moshën 24 vjeçare.

Shkak për këtë vendim është bërë diagnostikimi i një problemi të trashëguar në zemër.

Në njoftimin e Brighton thuhet se nëse Mëepu do të vazhdoj të luaj futboll, ai do të ketë jetën në rrezik nga ndonjë sulm në zemër.

Mwepu ka qenë ylli më i madh i Zambisë ndërsa në verë po kërkohej edhe nga disa skuadra të tjera të Premierligës.

“Është një goditje e tmerrshme për Enock, por ai duhet të vendosë shëndetin e tij dhe familjen e tij në radhë të parë, dhe kjo është zgjidhja e duhur, sado e vështirë të jetë të lërë lojën që do” ka thënë presidenti i Brighton./Indeksonline/