75 Mall Live Search
14:52 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / B O

Çfarë pazari, e bleu për 120 milionë, Barcelona sapo e shiti Griezmannin për vetëm 20 milionë euro!

Atletico Madrid sapo ka arritur marrëveshjen zyrtare me Barcelonën për blerjen e Griezmann. Ylli francez do të jetë futbollist i përhershëm i Atleticos pas marrëvesjes së arritur mes dy skuadrave.

20 milionë euro, plus 4 milionë euro bonuse është marrëveshja që sot është zyrtarizuar.

Griezmann ishte transferuar 3 vite më parë te Barcelona për 120 milionë euro, por që asnjëherë nuk ka bindur të katalonasit me klasin e tij.

“I lumtur që jam aty ku dua të jem”, thotë Antoine, kanë qenë fjalët e francezit pas marrëveshjes./Indeksonline/