Çfarë po ndodhë, PSG pa Messin edhe në Champions League

Lionel Messi nuk është pjesë e listës së PSG-së për ndeshjen e radhës në Champions League. Në listën zyrtare, Messi nuk figuron fare për ndeshjen e nesërme.
Në njoftimin e mediave franceze thuhet se ylli argjentinas ka lëndim në pulpë dhe nuk është i gatshëm për ndeshje.
Messi humbi edhe ndeshjen e fundit në kampionatin francez duke munguar në sfidën ndaj Reims.
Mungesa e tij u vërejt ndjeshëm ngase PSG nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj skuadrës së Arbër Zenelit./Indeksonline/
