Hoti: Në 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar raportin e fundit të BPRG të tetorit 2022.
Në atë raport shihet kërkesa e madhe e kosovarëve për tu pajisur me vizat shengen.
‘’ Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022).
Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësin’’, ka shkruar Hoti në Facebook./IndeksOnline/