75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Me foto për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë, Rama niset drejt Strasburgut!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbajë sot fjalim në Këshillin e Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Sot gjatë rrugës  drejt Strasburgut,  për t’iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës  ai publikojë një fotografi të të zhdukurve të  luftës në Kosovës.

Fjalimi i tij do të mbahet sot nga ora 15:30, ky është një nga fjalimet më të rëndësishme shqiptare.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… Nesër fjala ime në Këshillin e Evropës”, u shpreh Rama dje në një postim në rrjetet sociale.