75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / A. M.

Aksioni i sekuestrimit të vilave, detaje nga Brezovica

Është duke vazhduar edhe sot aksioni i sekuestrimit të vilave në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

53 ka shkuar numri i vilave që janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej, shkruan Indeksonline

Prokurori në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku deklaroi se operacioni është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon edhe në ditën e mërkure nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha ai.

Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet në komunikatën e institucioneve të drejtësisë. /Indeksonline/