75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

Arrestohen katër persona në Prishtinë, të dyshuar për rrëmbim

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, në një restaurant në fshatin Shkabaj, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Arrestimi i të dyshuarve:

– G. B, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– A. B, mashkull  22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

– E.T, mashkull  23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L. Rr, mashkull  34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 11.10.2022.

Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet ( llap  top, stoli- bizhuteri,  orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e  nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.