Kurti nuk e ka dëgjuar fjalimin e Ramës në Këshill të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se e nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.
Kështu tha ai në një konferencë për media, raporton Indeksonline.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama, sepse nuk e kam dëgjuar. Nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem për mëngjesin e nesërm”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.