75 Mall Live Search
20:20 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

Programi i UNDP-së që do të mbështesë bizneset në Kosovë deri me 20.000 euro

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, pak ditë më parë lansoi BOOST x Kosova, një programqë do t’iu ndihmojë bizneseve t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë qëndrueshmëri përmes integrimit të praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme. 

BOOST x Kosova u mundësua përmes nismës së UNDP-së “Premtimi Klimatik”: Projekti për Rritje përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Japonisë, qe do t’a implementojnë në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH (EBRD) dhe ICK.

Ky projekt synon të adresojë sfidat e sektorit privat në Kosovë dhe mundësitë e rritjes përmes praktikave të gjelbër.

Alban Kryeziu nga UNDP në Kosovë në një intervistë për Klan Kosova shpjegoi se programi do të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme me shumë deri në 20.000 euro dhe tregoi se thirrja është e hapur deri më 16 tetor 2022 ku u bëri thirrie bizneve që të aplikojnë.

Për të aplikuar ndiqni linkun:

https://boostimpact.org/challenges/the-kosovo-green-challenge/

Kurse, për më shumë informacione rreth programit ndiqni intervistën.