75 Mall Live Search
08:17 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / AR

Tetë raste aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është tetë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.343 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,365 qytetarë.

Deri më sot 824.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.241 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,796 persona.