Përfundon takimi 2 orësh Kurti – Lajçak, ky i fundit bisedon ndaras edhe me Besnik Bislimin

Rreth dy orë ka zgjatur takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton IndeksOnline.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, ku ende nuk dihet se çfarë u diskutua, Lajçak ka nisur takimin e radhës në qeveri.
Aty tashmë ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Këto takime janë të paparalajmëruara ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm nga oborri i ndërtesës së Qeverisë./IndeksOnline/