75 Mall Live Search
13:38 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Asllani i mërzitur pas rastit të humbur, shihet më lotë në sy

Mbrëmë u luajt ndeshja mes Barcelonës dhe Interit, kjo ndeshje përfundoj me rezultat 3-3, në ‘’Camp Nou’’, në kuadër të Ligës së Kapionëve.

Klub inga Itali mund edhe të kishte shënuar fitore pasi që shqiptari Asllani kishte një mundësi shumë të mirë për të shënuar gol, por që gjuajtja e tij nuk ishte edhe aq e fortë dhe përfundoj në duar e portierit Ter Shtegen.

Pavarësisht rastit të humbur ekipi i Interit i dhanë mbështetjen e duhur shqiptarit.

Ndërsa  kamera ka kapur momentin kur lojtarët  i afrohen Asllanit për ta përqafuar dhe mbështetur në këto momente të vështira.

Një gjest i bukur i futbollistëve zikaltër, të cilët e dinë shumë mirë se Asllani nuk është një lojtar egoist dhe gjithmonë është aty për të ndihmuar skuadrën.

Asllani u transferua te Inter këtë verë pas një sezoni të mrekullueshëm te Empoli.Zikaltërve iu duhet vetëm një fitore ndaj Plzenit për të kaluar grupin, pasi kanë një golavarazh më të mirë se Barça (ndeshjet direkte), pavarësisht nga rezultatet e tyre në dy raundet e fundit.