75 Mall Live Search
18:20 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / MSH

Rizvanolli me paralajmërim për qytetarët që duan të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përkujtuar të gjithë qytetarët që duan të përfitojnë nga subvencionimi i efiçiencës së energjisë, se duhet të kenë pajisje shtëpiake që plotësojnë kriteret teknike.

Ajo ka publikuar në facebook fotografi me përshkrime që japin sqarime specifike se cilat pajisje i përmbushin kriteret për subvencionim.

“Për të përfituar nga subvencionimi i efiçiencës së energjisë nga Ministria e Ekonomisë, qytetarët duhet të sigurohen që pajisjet të cilat ata blejnë i plotësojnë kriteret teknike!” ka shkruar Rizvanolli në facebook.