75 Mall Live Search
23:27 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / MSH

Angela Merkel pro mbështetjes në gazin rus

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrojti sot vendimet që ishin marrë gjatë kohës kur ajo ishte në pushtet për të blerë gaz natyror nga Rusia.

Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vjetësh si kancelare, tha se kurrë nuk kishte besuar në nocionin e ‘Wandel durch Handel’, ose në sjelljen e ndryshimit përmes tregtisë.

Merkel ka pohuar se nuk është penduar për politikën energjetike që ndërmori qeveria e saj, pavarësisht nga mbështetja e saj në Rusi, shkruan Sky News.

“Në këtë aspekt nuk pendohem aspak për vendimet, përkundrazi besoj se kanë qenë të drejta nga këndvështrimi i kohës”, deklaroi ish-kancelarja.

Kur Merkel la detyrën, Rusia ishte furnizuesi kryesor i Gjermanisë me gaz dhe vitin e kaluar 55 për qind e importeve gjermane të gazit vinin nga Rusia.