75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / MSH1

“Unë jam bosi”/ Shakaja e Trumpit që i bëri liderët të qeshin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte pjesë e Samitit G7, që dje u mbajt në Evian të Francës.

Liderët botërorë u mblodhën për të diskutuar çështje të shumta, përfshirë sigurinë dhe situatën në Lindjen e Mesme, shkruan IndeksOnline.

Derisa udhëheqësit shtetërorë po rehatoheshin në tryezën e diskutimit, disponimi ndryshoi kur presidenti amerikan hyri në sallë.

Duke ecur në drejtim të ulëses së tij, ai ndaloi për një çast për të bërë një deklaratë të fortë.

“Unë jam bosi” – tha Trump, me seriozitet të lartë. Menjëherë, ai ndryshoi fytyrën duke qeshur, për të tejkaluar me sportivitet këtë situatë që krijoi. Pak sekonda më vonë, ai iu bashkua liderëve në tavolinë, për t’i pyetur se si po kalojnë.

Momenti i lartpërmendur u bë viral në rrjete sociale.