75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 14 Tetor 2022 / L K

Protestueset hedhin supë domateje mbi pikturën e Vincent Van Gogh “Luledelli”

Protestueset nga grupi i fushatës “Just Stop Oil” kanë hedhur supë domateje mbi pikturën e Vincent Van Gogh “Luledelli”, në Galerinë Kombëtare në Londër. 🫣

Grupi i klimës ka mbajtur protesta për dy javët e fundit në kryeqytetin britanik.

Në deklaratën e saj, Phoebe Plummer tha:

“A vlen arti më shumë se jeta? Më shumë se ushqimi? Më shumë se drejtësia? Kriza e kostos së jetesës nxitet nga lëndët djegëse fosile – jeta e përditshme është bërë e papërballueshme për miliona familje të uritura që qëndrojnë në të ftohtë – ato nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë.

“Ndërkohë, të korrat po dështojnë dhe njerëzit po vdesin në musonet e forta, zjarret masive dhe thatësirat e pafundme të shkaktuara nga prishja e klimës. Ne nuk mund të përballojmë naftë dhe gaz të ri, do të humbasim gjithçka. Do të bëjmë hapa prapa dhe do të mbajmë zi për gjithçka që kemi humbur, nëse nuk veprojmë menjëherë!”