75 Mall Live Search
15:58 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Lajm i mirë për Francën, ylli i skuadrës do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror

Juventus dhe Franca kanë marrë një lajm të mirë. Sipas raportimeve nga mediet franceze, Paul Pogba është duke u rikuperuar pas operacionit që iu nënshtrua në shtator gjurit të majtë.

Pogba theksohet se do të jetë i gatshëm që të luajë në Kupën e Botës Katar 2022 që nis në nëntor.

Prandaj, maksimumi brenda një muaji mesfushori do të rishfaqet në fushë, së pari për ekipin e Massimiliano Allegrit dhe më pas edhe për Didier Deschamps.