E fundit, Ronaldo mund të vazhdoj karrierën te Barcelona

Që nga afati kalimtar veror, është raportuar në vazhdimësi se Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur te Manchester United dhe dëshiron të largohet.
Gazzeta britanike The Sun, së fundi ka publikuar një lajm ku thuhet se ai mund të vazhdoj karrierën te skuadra e Barcelonës, transmeton IndeksOnline.
Agjenti i portugezit, Jorge Mendes, raportohet se ka zhvilluar së fundmi një takim me përfaqësuesit e Barcelonës në një nga institucionet në Mançester.
Kujtojmë se Ronaldo ishte për vite me radhë kishte luajtur me rivalin kryesor të Barcelonës, me Real Madridin.
Një transferim i mundshëm i CR7 në Camp Nou do të ngjallte reagime të shumta nga tifozët e Real Madridit./IndeksOneline/