75 Mall Live Search
18:14 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ky është futbollisti i cili ka shënuar më shumë gola se Messi, Neymar e Mbappe

Futbollisiti i Lille, Jonathan David, është ai i cili i prin listes së golashenuesve në kampionatin francez Ligue 1.

David ka shënuar 9 gola deri më tani më 11 ndeshje të luajtura për skuadrën e Lille, shkruan IndeksOnline.

22 vjeçari po kalon një sezon fantastik dhe disa klube të mëdha po e monitorojn nga afër për ta transferuar në afatin e janarit apo gjatë verës së ardhshme.

David me paraqitjet e tij, ka lënë mbrapa edhe tre yjet e PSG-së.

Neymar dhe Mbappe kanë nga 8 gola të shënuar deri më tani kurse Lionel Messi ka shënuar 5 gola me PSG-në këtë sezon./IndeksOnline/