Sot tre ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 11-të.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të luaj në udhëtim te skuadra e Drenicës, shkruan IndeksOnline.
Në Mitrovicë, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e skuadrës së Llapit.
Ndeshja e fundit zhvilohet në Malishevë mes dy skuadrave që po kalojnë në një krizë rezultatesh.
Malisheva do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/