75 Mall Live Search
16:15 / E Diele, 16 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përkunder barazimit, Daja i kënaqur me paraqitjen e Ballkanit

Skuadra e Ballkanit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Drenicës, në javën e 11-të të AlbiMall Superligës së Ksoovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ku përkundër rezultatit ai është i lumtur me paraqitjen e skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Tekniku shqiptar tha se ka bërë disa freski ndaj Drencicës pas ndeshjeve të shpeshta duke theksuar se e ka pritur që të ketë rënie të rezultateve.

“Muskujt i kemi të rënduar pasi intensiteti i ndeshjeve në Evropë është më i lartë. E dinim se një moment do të vinte rënia. Sot e bëm freskimin e ekipit. Me freskinë që patëm mbajtëm kundërshtarin në fushën e vet. Nuk ia heq meritën Drenicës për atë që bëri, por lojtarëve të mi nuk kam çka t’iu kërkoj më tepër. Prodhojmë lojë, raste dhe pjesa e vetme që mund të përmirësojmë është realizimi.”, ka deklaruar Daja./IndeksOnline/