Chelsea nuk di të ndalet nën drejtimin e Potter, mposht edhe Aston Villan

Pas fitores në mesjavë ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve, Chelsea ka shënuar edhe një fitore tjetër.
Blutë mposhtën Aston Villan në udhëtim me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier Ligës angleze, shkruan IndeksOnline.
Mason Mount shënoi të dy golat në këtë ndeshje në minutat 6 dhe 65.
Chelsea është rikthyer te rezultatet pozitive nën drejtimin e Graham Potter ku kjo është fitorja e pestë radhazi duke përfshir edhe ato në Ligën e Kampioneve.
Pas kësaj fiore, Chelsea renditet në vendin e katërt në tabel me 19 pikë ndërsa Aston Villa mbetet në pozitën e 16-të me 9 pikë./IndeksOnline/