Prapaskenat e ndarjes me Feronikelin, Granit Begolli zbulon arsyet e largimit
Befasia e kësaj mbrëmje ishte largimi i Granit Begollit nga posti i trajnerit të Feronikelit ’74, edhe pse javë më parë arriti ta rikthej skuadrën nga Drenasi në Superligën e Kosovës.
Begolli në një intervistë për IndeksOnline, ka zbuluar arsyet që kanë ardhur deri te ky vendim.
Ai tha se kanë diskutuar për disa kohë dhe në javët e fundit kanë ndryshuar gjërat dhe kanë marr vendim për të ndërprerë bashkëpunimin, një vendim më i mirë për të dyja palët.
”Po, normalisht kemi diskutuar paraprakisht për ndërprerjen e bashkëpunimit, jemi marr vesh bashkarisht për ndërprerjen bashkëpunimit dhe të mos vazhdojmë në sezonin e ri me Feronikelin.
Nuk ka pasur ofertë për me vazhdu bashkëpunimin në Superligë, edhe pse diskutimet kanë qenë më herët, por në javët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe kemi marrë një vendim më të mirë për të dyja palët.”, ka deklaruar Granit Begolli për IndeksOnline.
Trajneri Prishtinas po ashtu ka zbuluar se ka pasur disa mospajtime rreth planifikimit të sezonit për Superligë, ku klubi ka pasur kërkesa të ndryshme nga kërkesat që ka pasur Begolli, ku i është propozuar edhe diçka që ai nuk ka dashur ta pranoj.
”Normalisht se ka pasur disa mospajtime rreth asaj se si planifikohet sezoni në Superligë, por klubi ka pasur kërkesat e veta, unë kam pasur kërkesat e mija, klubi më ka propozuar diçka që unë nuk kam dashur me e pranua dhe kjo ka qenë ajo pjesa kryesore ku ne kemi vendos me e mbyll bashkëpunimin. Unë me Feronikelin jam ndarë mirë, me marrëveshje të dyanshme, normalisht që klubit i dëshiroj suksese në vazhdim, pasi sezonin e kaluar kemi arritur sukses të përbashkët, ku në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë kemi arritur qëllimin që të rikthehemi në Superligë.”, shtoi tutje Begolli për IndeksOnline.
Graniti gjithashtu tha se nuk do të pushoj, pasi synon të gjej një klub të ri para fillimit të sezonit, duke treguar gjithashtu se janë disa klube që kanë shfaqur interesim, por është ende herët për diçka të tillY, pasi fillimisht do të bisedoj dhe do të shqyrtojë cili prej klubeve ka projekt serioz dhe objektiva të qarta për sezonin e ri.
”Është herët të folët për pjesën e marrëveshjes me ndonjë klub të ri, por sigurisht pas vendimit që ka dalë sot, mendoj se do të ulem dhe të bisedoj për të ardhmen. Sigurisht pres të jem pjesë e ndonjë projekti që ka ambicie të mëdha. Sigurisht që disa klube nga Liga e Parë kanë shfaqur interesim por jemi shumë herët për të folur për diçka konkrete, por nëse do të ketë, normalisht që do të bëjmë të ditur. Sigurisht do të jetë një projekt serioz që do të ketë objektiva të mëdha ose në Superligë ose në Ligën e Parë, por mbetet të shihet, është ende herët.”, ka deklaruar Granit Begolli për IndeksOnline.
Intervistë e realizuar nga gazetari, Gjelbrim Shabani.

