75 Mall Live Search
08:23 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / MSH

S’ndalet Amber Heard, bën ankesë për vendimin e Gjykatës lidhur me të dhe Johnny Depp

Pas gjyqit gjashtë-javor, vendimit të gjykatës që i dha të drejtë Johnny Depp-it si dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 10 milionë dollarësh, Heard ka sfiduar sërish.

Aktorja ka depozituar një ankesë, ku rendit 16 arsye për apel, katër muaj pasi gjykata i dha të drejtë ish burrit të saj.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Vanity Fair, arsyet për apelimin e vendimit përfshijnë gjithçka, nga mungesa e “provave të qarta dhe bindëse” deri te fakti që gjykata rrëzoi kërkesën e jurisë për dëmshpërblim pasi përcaktoi se të dy, Heard dhe Depp kishin shpifur njëri-tjetrin.