Llapi fiton Superkupën Kosovë-Diasporë

Klubi i Llapit sot ka zhvilluar ndeshjen në kuadër të Super Kupës, Kosovë-Diasporë.
Llapi u përball me ekipin nga Zvicra, FC Kosova Zurich.
Ndeshja përfundoj me rezultat 3-1, ku golashënues ishin: Krasniqi, Progni dhe Shabani.
Pas fitores së Kupës së Kosovës, kjo është një kupë tjetër që e fitoj Llapi.
Superkupa Kosovë-Diasporë është ndeshje revyale e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që zhvillohet çdo vit ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës që në edicionin 2021/22 fitues ishte ekipi i Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit të Zvicrës, fitues i së cilës ishte ekipi FC Kosova Zurich.
Ndeshja u zhvillua në Hajvali nga ora 14:00./IndeksOnline/