75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / B O

Shitën celularët e rinj pa karikues, gjiganti i teknologjisë Apple gjobitet me 19 mln dollarë

Një gjykatë braziliane gjobiti të enjten gjigantin e teknologjisë Apple me 19 milionë dollarë dhe vendosi që karikuesit e baterive duhet të vijnë me çdo iPhone të ri që shitet në vend.

Gjykata e Sao Paulos vendosi kundër Apple në një padi, të ngritur nga shoqata e huamarrësve, konsumatorëve dhe taksapaguesve, që argumentonte se kompania kryen praktika abuzive duke shitur produktin e saj kryesor pa karikues.

Apple tha se do të apelojë vendimin, ndërsa më parë, firma e teknologjisë argumentoi se praktika kishte për qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit.